Me datë 24.09.2024, në ora 01:20, në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB Tetova kanë arrestuar personin Xh.A.(26) nga Tetova i cili rreth orës 00.40 minuta është sjellë në mënyrë ardesive ndaj tyre gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe ai nuk ka pranuar të identifikohet. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse. TS