Atentat i dështuar në Shkodër? Plumbat në xhamin e Range Rover, pamjet e mjetit luksoz drejt të cilit u qëllua me armë zjarri

Këto janë pamjet e mjetit luksoz Range Rover drejt të cilit u qëllua me armë zjarri mesditën e sotme.
Në video shihen plumbat në xhamat e makinës, teksa ende nuk dihet se kush është personi që drejtonte mjetin.
Ngjarja ndodhi në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Ndërkohë zona ku u regjistruan të shtënat me armë është me kamera sigurie, që mund të kenë filmuar ngjarjen.
Ndërsa nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një atentat të dështuar, apo një konflikt të çastit.