Real Madridi mbrëm shënoi fitoren e tretë këtë edicion dhe të dytë radhazi.

Kampioni në fuqi, mposhti në udhëtim Real Sociedadin, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Dy penallti vendosen fatin e kësaj ndeshje, ku Vinicius Jr dhe Kylian Mbappe u treguan të saktë nga pika e bardhë.

E pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ishte një lojë e komplikuar dhe ndoshta skuadra e tij nuk e meritonte fitoren.

”Ishte një ndeshje shumë e komplikuar, me lojën që dhuruan të dyja skuadrat, ndoshta mund të them se mund të mos e meritonim fitoren. Sakrifica e madhe e lojtarëve tanë bëri që të dilnim nga kjo sfidë me maksimumin e pikëve, por jo gjithmonë mund të fitojmë duke zhvilluar të tillë performance”, ka deklaruar tekniku italian.

Real Madridi në pesë ndeshjet e para ka tre fitore dhe dy barazime, duke grumbulluar 11 pikë, një më pak se lideri aktual Barcelona, e cila sot përballet me Gironën