Ajax ka arritur të shënoj fitore të thellë me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së parë në Europa League.
Holandezët nisën ndeshjen për mrekulli duke realizuar me Fitz-Jim në minutën e 31-të.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në 45 minutëshin e dytë, Ajaxi shpërtheu duke shënuar edhe tre gola tjerë.
Fillimisht Godts shënoi në minutën e 51-të, për 2-0.
Kurse katër minuta më vonë Ajaxi, trefishoi epërsinë me anë të Taylor.
Për epilogun final 4-0, u përkujdes Godts i cili shënoi golin e tij të dytë personal në këtë sfidë.
Milot Rashica u paraqit për Besiktasin nga minuta e parë i cili u zëvendësua gjashtë minuta para mbylljes së takimit, kurse për futbollistin tjetër shqiptar, Ernest Muçi nuk pati minuta.
Në takimet e xhiros së dytë, Ajaxi përballet me Slavia Prague kurse Besiktasi do të ketë punë me Frankfurtin.