Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë thirrje për mbrojtjen e punëtorëve humanitar pasi gjashtë anëtarë të stafit të UNRWA u vranë në një sulm izraelit në një shkollë që strehonte palestinezët e zhvendosur në Gazën qendrore.

Ai shtoi se një armëpushim i mbështetur nga ShBA-ja ishte mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë e tyre.

“Ne duhet të shohim që janë të mbrojtura vendet humanitare dhe kjo është një çështje që ne vazhdojmë ta ngremë me Izraelin”, është shprehur ai.