Me datë 24.09.2024 në ora 14:30 në Spitalin Klinik në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin Sh.Z. (32) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, pasi që me sjellje agresive ka cenuar rendin dhe qetësinë publike.  Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS