Këngëtarja e shumë hiteve, Dafina Zeqiri, si duket sonte po feston fejesën e saj.

Me një fotografi të postuar në Instastorie, ajo ka lënë të kuptohet se është fejuar me partnerin, Kreshnik Gjergji.

35-vjeçarja ka publikuar një fotografi në të cilën shihen duart me unaza fejese.

Se për të do të jetë ditë e veçantë, pati paralajmëruar vetë Dafina më herët gjatë ditës në Instagram.

Muaj më parë ishte raportuar se çifti planifikon martesën në vjeshtë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume