Shoqata Maqedonase e Kardiologjisë dhe Klinika e Kardiologjisë në Shkup shënuan ditën botërore të zemrës me aktivitete dhe nënshkrimin e një peticioni kombëtar për shëndet më të mirë kardiovaskular, nga pacientët, komuniteti profesional dhe opinioni. Mjekët apelojnë që të bëhen kontrolle të rregullta mjekësore, sepse diagnoza e hershme dhe terapia e duhur mund të shpëtojnë jetë. Po ashtu rekomandojnë për aktivitet fizik dhe ushqim të shëndetshëm për një jetë më cilësore.
“Jemi këtu që bashkë me pacientët të bëjmë gjithçka dhe të kthejmë besimin e ndërsjellë mes kuadrit shëndetësor dhe pacientëve të jetë në nivel më të lartë. Zemra është e vogël, por është organ i fuqishëm dhe është qendra e jetës. Zemra punon pa u lodhur, pa pushim dhe pa pauzë, prandaj edhe ne duhet të kujdesemi për shëndetin e zemrës në drejtim të njëjtë pa pushim. Kjo nuk kërkon shumë, kërkon vetëm 150 minuta aktivitet fizik gjatë një jave. Kërkon që të gjithë ne të kujdesemi për ushqimin që e përdorim, rregullimin e vlerave të shtypjes së gjakut, të sheqerit dhe të yndyrës në gjak, ndalimi i përdorimit të nikotinës dhe alkoolit në organizëm.”, – deklaroi drejtori i Klinikës së Kardiologjisë-Shkup, Bekim Pocesta.
“Parandalimi është prioritet numër një para shërimit. I ftoj të gjithë të interesuarit në pjesën e ushqimit të shëndetshëm, që të anëtarësohen, sepse është pa pagesë për ndarjen e iniciativave të përbashkëta të industrisë ushqimore.”, – thonë nga Shoqata për Nutribalans.
Pacienti i shëruar nga zemra shpreh mirënjohje për kardiologët profesional shëndetësorë në vendin tonë.
“Jam shumë i lumtur tani, sepse unë kam pasur problem me zemrën dhe kam pasur operacion shumë të vështirë dhe tani jam gjallë falë mjekëve tanë profesionistë që i kemi dhe nuk kam pasur nevojë të shkoj jashtë shtetit për t’u kuruar.”, – tha një pacient.
Sipas statistikave të fundit, në Maqedoni çdo ditë mesatarisht 25 persona humbin betejën me sëmundjet e zemrës.