Më datë 10.09.2024 në ora 23.10 në SPB Tetovë, personi H.S.(19) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 22.40, në një park në Tetovë, derisa ishte me dy shokë, e kanë kanosur tre persona, njëri prej të cilëve kishte një send të mprehtë dhe i kanë marrë paratë. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS