Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia po zhvillon sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore “Kupola e Çeliktë”, duke synuar të integrojë sistemet e mbrojtjes, sensorë dhe armë – si dhe vazhdimin e mëtejmë të avancimin e fluturakeve pa pilot.

“Turqia do të zhvillojë sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore. I gjithë projekti Kupola e Çeliktë do të ketë të gjithë komponentët. Nëse (Izraeli) ka Kupolën e Hekurt, ne do të kemi Kupolën e Çeliktë”, tha Erdogan.

Erdogan theksoi se Kupola e Çeliktë do të sigurojë që sistemet turke të mbrojtjes ajrore të jetë me shtresa të shumëfishta, ku të gjithë sensorët dhe armët turke të punojnë në integrim me njëra-tjetrën.
Ai gjithashtu foli për avancimin e mëtejmë të teknologjisë së fluturakeve pa pilot.
“Momentumin që e kemi fituar në mjetet ajrore pa pilot po shikohet me zili jo vetëm nga kombet tona mike dhe vëllazërore, por nga e gjithë bota”, tha ai.
Me vënien në punë të mjeteve ajrore pa pilot Kizilelma dhe ANKA-3, testet e të cilave po vazhdojnë, Turqia do të jetë një lojtar në një “ligë të re” në këtë fushë, tha presidenti turk.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume