Sparta Praha e shqiptarëve sot ka luajtur ndeshjen e radhës në elitën e futbollit çek.

Klubi nga kryeqyteti i Çekisë ka humbur ndeshjen ndaj Sigma Olomouc, e zhvilluar në kuadër të xhiros së 10-të.

Ndonëse dolën në epërsi të parët me anë të Olatunji, Sparta Praha e humbi epërsinë në pjesën e dytë, duke shkuar në 1-3.

Dyshja kosovare, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani u inkuadruan në 45-minutëshin e dytë, duke arritur të kombinojnë për një gol, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë një rezultat pozitiv.

Krasniqi shënoi në minutën e 91-të, me asistimin nga Albion Rrahmani.

Nga shqiptarët, në fushë u paraqit nga fillimi Qazim Laçi, derisa edhe Indrit Tuci u paraqit në pjesën e dytë.

Ndeshjen e ardhshme, Sparta Praha e luan si mysafire ndaj Stuttgartit në Gjermani, në kuadër të Ligës së Kampionëve.