EVN Furnizimi – 10 vjet lider në tregun e lirë të energjisë elektrike – partner stabil dhe i besueshëm për kompanitë e vendit

Me mbi 3600 klientë dhe partnerë afarist, EVN Furnizimi po shënon dhjetë vjet ekzistencë në tregun e lirë të energjisë elektrike. Me ekspertizën, qasjen e partneritetit dhe përvojën e saj, kompania është një nga liderët në tregun e lirë të energjisë elektrike në vend. Si anëtare e EVN Grupacionit, i cili ka përvojë të gjerë të fituar në mbi 25 tregje në Evropën Juglindore, EVN Furnizimi ofron shërbime unike të dizajnuara sipas nevojave të kompanive.
“Kompanitë kërkonin një partner që mund të takojë dhe ndjekë ndryshimet dinamike në treg dhe të jetë mbështetës në zhvillimin e tyre. Me punën e përditshme dhe me përkushtimin e madh, ekipet e EVN Furnizimi kanë krijuar pozita të shkëlqyera në treg dhe shpresoj që në të ardhmen të arrijnë rezultate edhe më të mira të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të tregut” tha Wolfgang Maier, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN-së.
Partnerët dhe klientët e EVN Furnizimi marrin një shërbim personal që është i dizajnuar sipas nevojave të tyre nga Menaxheri për Klientë Kyç i EVN Furnizimi dhe ekipi i tij. Kjo qasje vlerësohet shumë në treg dhe u lejon partnerëve zhvillim të qëndrueshëm përmes optimizimit të kostos dhe rritjes së produktivitetit dhe efikasitetit.
“Ne jemi dhe mbetemi një partner i besueshëm në treg, duke vazhduar të krijojmë zgjidhjet dhe ofertat më të mira, duke mundësuar rritjen e partnerëve tanë dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare. Së bashku me partnerët tanë edhe në të ardhmen ne do të përballojmë me sukses të gjitha sfidat” tha Roland Ziegler, menaxher në EVN Furnizimi.
EVN Furnizimi ka mbi 45% të tregut, ndërsa për një stabilitet edhe më të madh dhe përmirësim të ofertës së tregut, ka investuar në kapacitetet e veta prej 180 MW energji elektrike nga burimet e rinovueshme duke i shtuar vlerë të re kompanisë. EVN Furnizimi ofron mbështetje për partnerët e saj 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.
“Analiza e detajuar e tregut dhe qasja individuale që kemi zhvilluar për secilën kompani me të cilën bashkëpunojmë, na japin mundësinë të krijojmë një marrëdhënie cilësore afatgjatë me partnerët tanë, që krijon potenciale të reja zhvillimi. Shërbimet shtesë që u ofrojmë partnerëve tanë janë një përfitim i shtuar që krijon rritje afatgjatë”, tha Berkant Shen, menaxher në EVN Furnizimi.
Me shërbimet shtesë unike që ofron në treg, EVN Furnizimi jep një kontribut serioz në zhvillimin e shoqërisë në tërësi. Nëpërmjet aktiviteteve të saj, kompania ka kontribuar në zhvillimin e elektromobilitetit dhe në bashkëpunim me komunat, ka ndërtuar një infrastrukturë serioze për elektromobilitetin në 17 qytete të vendit. Në hapësirat publike, në hotele dhe qendra tregtare janë vendosur mbushës elektrik, me çka janë krijuar kushte për përdorim më të madh të automjeteve elektrike dhe mbrojtje më të madhe të mjedisit.
Nëpërmjet shërbimit të efiçencës energjetike, ekipet e kompanisë zhvillojnë zgjidhje që reduktojnë konsumin e energjisë elektrike, ndërsa shërbimi i prodhuesit virtual mundëson menaxhimin automatik të impianteve të energjisë së rinovueshme të lidhura në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike, duke optimizuar kështu kostot.