Në LSDM ende nuk kanë qëndrim partiak lidhur me seancën e nesërme për interpelancën e kryeparlamentarit Afrim Gashi, tha sot lideri i partisë Venko Filipçe.

Sipas tij, autoritetet partiake sot duhet të bëjnë një koordinim në të cilin do të merret vendimi.

“Gjatë ditës së sotme, kemi paraparë koordinim me deputetët e grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit”, tha Filipçe.

I pyetur se cili është qëndrimi i tij për interpelancën, ai thotë se duhet mbështetur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume