Fundjavë me fluks të madh turistësh në pikën kufitare me Greqinë.

Një pjesë e mirë e bashkëqytetarëve do të festojnë 8 Shtatorin, Ditën e Pavarisisë, te fqiu ynë jugor.

Fakti që kjo festë qëlloi ditë e diel ndërsa e hëna është ditë jopune,qytetarët po shfrytëzojnë këtë ukined të zgjatur për të kaluar edhe disa ditë në plazhet greke.

Lidhja Automoto e Maqedonisë njoftoi se gjatë orëve të paraditës, në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc koha e pritjes për dalje nga shteti ka qenë deri në 1 orë, ndërsa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë, nuk ka patur pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume