Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Gjakovë ka raportuar dje me 21.09.2024 se është sulmuar fizikisht nga djali i saj.Sipas Policisë, viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshyari ende gjendet në arrati. Rasti vazhdon të jetë nën hetime.