Është gjetur i pajetë trupi i një fshatari i cili ishte i zhdukur në fshatin Vuçë të Leposaviqit,

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim bën të ditur se trupi i pajetë i të zhdukurit është gjetur në ditën e pestë të kërkimit.

“Është gjetur trupi i pajetë në ditën e 5 të kërkimit i fshatarit nga fshati Vuçë e Leposaviqit nga Pjestarët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zjarrfikësit dhe bashkëfshatarët”, thuhet në postimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume