Të premten në Tetovë dy gjeneratat U-13 dhe U-14 të Shkëndijës do të kenë një përballje të fortë me skuadrën e Rabotniçkit nga Shkupi në kuadër të Ligës Rajonale Shkup informon Tetovasot.

Të përzgjedhurit e Gajur Rexhepit dhe Ibraim Lumës kanë vijuar stërvitjet dhe pritet të shpërfaqin krejt potencialin e tyre në fundjavë.Janë dy skuadra me shumë klas dhe talentë të shumtë .Ata po kalojnë me sukses hap pas hapi kategoritë deri në realizimin e ëndrrës së tyre , për tu bërë pjesë e skuadrës së parë dhe jo vetëm.
Shkëndija poashtu ka rezultate të mira edhe me grupmoshat tjera , një punë të shkëlqyer të së cilës po kryejnë koordinatorët Erhan Selimi dhe Husein Kadriu.Tetovasot