Muftinia e Tetovës njofton Hoxhallarët. Xhematin e Tetovës dhe opionion në përgjithësi se sot më datë 16.09.2024, kanë pranuar vendimin e Gjykatës Civile Shkup nr. V П1-328/24 me çrast konfirmohet që Prof. Dr. Qani Nesimi mbetet Mufti i Tetovës.

Ky Vendim i Gjykatës Civile Shkup është i plotëfuqishëm deri në përfundimin e kontestit të procesit gjyqësor që zhvillohet pranë kësaj gjykate, reth vendimit joligjor dhe antikushtetues të shaqir Fetait reth shkarkimit të Muftiut Qani Nesimi, a njëherit i ndalohet BFI dhe Shaqir Fetait në çështjen e Muftinisë së Tetovës të sjellje vendime antikushtetuese dhe të vepron në kundërshrim të vendimeve të organit bazë themelor kolektiv Muftinia e Tetovës.

Në bazë të vendimit gjyqësor obligohet regjistri qendror i RMV-së, të kryen ndryshimet në regjistrin e bashkësisë fetare islame – Muftinia e Tetovës, me çrast duhet të kthehet në Regjistrin qendror emri i Muftiut aktual legal dhe legjitim Prof. Dr. Qani Nesimi, pas të cilit qëndron unanimisht organi kolektiv kushtetues bazë i BFI-së pra Mufinia e Tetovës dhe shumica apsolute e Mexhlisit të Muftinisë të Tetovës.

Muftinia e Tetovës gjithashtu njofton Hoxhallarët, Xhematin e Tetovës dhe opinionin të mos bien pre dezinformatave, shpekullimeve dhe gënjështarve të Shaqir Fetait i cili i fshehur pas një farë shërbimi për informim paraqitet si viktimë në arsyetim të veprimtarisë së tij joligjore dhe antikushtetuese, duke u paraqitur me akuza, shpifje dhe trillime nga më të ndryshmet reth kontestit Shaqir Fetai – Muftinia e Tetovës. Ngase në kontestin gjyqësor Shaqir Fetai – Muftinia e Tetovës, ekzistojnë vetëm dy vendime gjyqësore të plotëfuqishme, dhe atë vendimi i Gjykatës Civile Tetovë nr. П1-1573/23 ng KU REFUYOHET kërkesa e BFI që Muftiu prof. Dr. Qani Nesimi të lëshon objektin e selisë së Muftiniës së Tetovës, dhe vendimi aktual i Gjykatës ës Civile Shkup ku aprovohet kërkesa e Qani Nesimit të mbetet Mufi i Tetovës deri në përfundimin e procesit gjyqësorë reth vendimit joligjor dhe antikushteties të Shaqor Fetait reth shkarkimit të Muftiut legla dhe legjitim Qani Nesimi.

Ftojmë publikisht Shaqir Fetain nëse posedon vendime gjyqësore kundër prof. Dr. Qani Nesimi Muftiut të Tetovës legal dhe legjitim të paraqitet personalisht në opinion dhe ti prezenton të njejtat.