Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Dubravë të Ferizajt.
Një burrë ka raportuar në polici se e dashura e tij se e dashura e tij e ka thirrur dhe i ka thëne se ka shtrëngime ne zemër.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, i njëjti e ka njoftuar emergjencën.
Mjekët e kanë kontrolluar viktimën dhe e kanë konstatuar vdekjen e saj.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i hetimeve te stacionit si dhe njësiti i mjekësisë ligjore te cilët e kanë tërhequr trupin e pajetë të viktimës për ta dërguar ne Obduksion.
Lidhur me rast është njoftuar prokurori kujdestar.