Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar se çështja e Kosovës është shumë e vështirë, dhe se qëndrimi i Uashingtonit është se dialogu është mënyra më e mirë dhe e vetme për zgjidhjen e çështjes.

Diplomati amerikan në Beograd tha se komunitetit serb duhet t’i jepet një perspektivë se cila do të jetë e ardhmja e tyre përmes dialogut.

Këto komente ai i bëri në RTS, ku ishte i ftuar me rastin e përvjetorit të sulmeve terroriste në SHBA, transmeton N1.

Sipas tij, Amerika është sinqerisht e përkushtuar për vazhdimin e suksesit të Serbisë, e cila siç tha ai, është një vend ku duhet llogaritur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume