Sherri fizik mes dy grupeve të rinjsh në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, mbrëmjen e kësaj të marte përfundoi në përdorimin e armës.
Sipas policisë, Arbër Gurakuqi, 25 vjeç, dhe Ermir Labe, 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5” janë përplasur me një 31-vjeçar, i cili lëvizte me një mjet tip “BMW”.
Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMW” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.
Nuk raportohet për të plagosur.