Ish deputetja e PDSH-së, Merale Ferati është bashkangjitur ASH-së së Arben Taravarit. Lajmin e ka dhënë vet kreu i ASH-së duke thënë se prej sot Merale Ferati i bashkangjitet ekipit të tyre në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Kafe me Dr Merale Ferati, e cila prej sot i bashkangjitet ekipit tonë në Ministrin e Shëndetsisë” ka shkruar Taravari, përcjell TS.
Ndryshe Taravari para zgjedhjeve ishte në një takim edhe me ish deputet tjerë të PDSH-së, por ata ende nuk kanë aderuar në ASH-në e Taravarit.