Izraeli vret aktivisten amerikano-turke në Bregun Perëndimor, reagon ashpër Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar në lidhje me vrasjen e aktivistes turke në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite. Në një deklaratë të vonë në orët e mbrëmjes, Erdogan dënoi vrasjen edhe tha se Izraeli do të mbajnë përgjegjësi para ligjit për krimet kundër njerëzimit.

“Ne e dënojmë këtë vrasje të kryer nga qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Me dhimbje të thellë mësuam se shtetasi ynë i quajtur Ayşenur Ezgi Eygi u vra nga ushtarët okupues izraelitë në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor”, citon A2 deklaratën e Erdogan.

Më tej kreu i shtetit turk akuzoi Izraelin dhe tha se do të mbajë përgjegjëis për krimet kundër njerëzimit.

“Ne e dënojmë këtë vrasje të kryer nga qeveria e (kryeministrit izraelit Benjamin) Netanyahu. Izraeli po përpiqet të frikësojë të gjithë ata që u vijnë në ndihmë palestinezëve dhe luftojnë në mënyrë paqësore kundër gjenocidit. Kjo politikë dhune nuk do të japë rezultat. Autoritetet izraelite që kryen krime kundër njerëzimit dhe ata që i mbështesin pa kushte do të sillen para gjykatave ndërkombëtare. Ata patjetër do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet më tej në deklaratë.

Forcat izraelite qëlluan sot për vdekje aktivisten amerikano-turke gjatë një proteste në Bregun Perëndimor të pushtuar. Njëzet e gjashtë vjeçarja Aysenur Ezgi Eygi po merrte pjesë në protestën kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite në malin Sbeih në Beita, në jug të Nablusit, të premten kur u qëllua.