Judi Dench, John Cena dhe Awkwafina do të jenë prapa zërit të Meta AI – inteligjenca artificiale që do të lansohet nga kompania Meta.

Si pjesë e një përditësimi të modelit të saj Llama, njerëzit tani do të jenë në gjendje të komunikojnë me Meta AI – një chatbot i ngjashëm me softuerin ChatGPT – duke folur e marrë përgjigje nga zëri i të famshmëve.

Zëri i Kristen Bell i Frozen dhe i komedianit Keegan-Michael Key do të jenë gjithashtu opsione.

Foto: Mark Zuckerberg / AP
Gjatë konferencës vjetore të Meta-, Connect, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg prezantoi gjithashtu produktin Orion, një set syzesh inteligjente që ai i përshkroi si “syzet më të avancuara që ka parë ndonjëherë bota”.

Ashtu sikurse Orion, ai tregoi përditësimet e një palë syzeve inteligjente që Meta ka zhvilluar me Ray-Ban, të cilat tani do të mund të bëjnë drejtpërdrejt përkthime.

Meta AI tani ka 500 milionë përdorues, tha kompania.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume