Katër persona arrestohen për marihuanë nga policia e Tetovës
Me datë 26.09.2024 në ora 00:30 në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.A. (19) nga fshati Sellarcë e Epërme, E.A. (18) dhe D. G. (18), të dy nga fshati Zherovjan dhe H.E.(18) nga fshati Tenovë, pasi që iu është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’u paraqitet kallëzimi përkatës. TS