Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani në janar mund të largohet nga Interi.
“Fichajes” raporton se interesim për mesfushorin 22-vjeçar ka shprehur Paris Saint-Germaini.
Kampioni i Francës është i gatshëm të ofrojë rreth 25 milionë euro për ta sjellë Asllanin në “Parkun e Princave”.
Asllani erdhi te Interi në vitin 2022 nga Empoli për shumën e 10 milionë eurove.
Mesfushori shqiptar nuk ka gjetur shumë hapësira te kampioni i Italisë dhe largimi i tij nga Serie A mund të ndodhë në janar.
Kontrata e tij me “Nerazzurët” skadon në qershor të vitit 2027.
Asllani kishte debutuar me kombëtaren e Shqipërisë në mars të vitit 2022 dhe deri më tani ka zhvilluar 25 paraqitje me “Kuqezinjtë”, prej të cilave ka realizuar dy gola

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume