Një konflikt i armatosur ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
Në këtë konflikt ku kanë mbetur të plagosur pesë persona dhe një ka vdekur, janë përfshirë familja Sekiraqa dhe Capajt.

Viktima e këtij konflikti është Premtim Gashi nga familja Gashi të njohur si Capaj.

Një nga pesë të plagosurit është Salih Sekiraqa.

Pesë të plagosurit janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.