Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do qëndroj këtë të

Premte në Prishtinë.

Këtë e kanë konfirmuar për REL-in të enjten burime në Bruksel.

Arsyeja e vizitës së Lajçakut ka të bëjë më përgatitjet e organizimit të një takimi të mundshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë në nivel krynegociatorësh.

Në këtë rrafsh ai, sipas të gjitha gjasave do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Vizitën në Prishtinë Lajçak e kishte paralajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, ndonëse nuk kishte përmendur datë.

Ai gjithashtu ka konfirmuar qëllimin e mbajtjes së një takimi ne nivel kryenegociatorësh.

Kjo për Bashkimin Evropian në këtë moment konsiderohet prioritare, sidomos në dritë të ngjarjeve të fundit në veri.