Pas gëzimit të madh mbrëmë për barazimin në sekondat e fundit me Arsenalin, Manchester City sot e ka marrë një lajm të tmerrshëm.
Lojtari kyç i sistemit të Pep Guardiolës, Rodri u lëndua dje në ndeshjen ndaj “Topçinjëve” pas një dueli me mesfushorin ganez, Thomas Partey. Ndeshje kjo që përfundoi 2-2.
Ndonëse nuk dukej ashtu në fillim, lëndimi i tij është shumë më serioz.
Sipas “ESPN UK”, Rodri e ka këputur ACL-në në gjurin e tij të djathtë dhe do ta humbasë sezonin.
Rodri i ishte nënshtruar edhe një herë testeve mjekësore sot, të cilat e konfirmuar lëndimin e tij të rëndë.
Manchester City nuk do të llogarisë më në të për këtë edicion të garave, derisa rikthehet në fushë për ndeshjen e Carabao Cup këtë të marte.
City për momentin zë vendin e parë në tabelë me 13 pikë të tubuara në pesë ndeshje.