Rey Manaj ka shënuar golin e tij të parë këtë edicion me Sivassporin në Turqi.
Ai realizoi në minutën e 37-të, në ndeshje ndaj Gaziantep, sfidë që luhet për xhiron e pestë në Superligën turke
Por, Manajt nuk i priu fati në vazhdim, pasi pesë minutë më vonë u lëndua dhe u detyrua të largohet nga fusha e lojës.
Raportohet se ai ka pësuar një lëndim në muskulin e tij.
Ndërkohë rezultati momental i ndeshjes mes Sivassporit dhe Gaziantep është 1-1.
⚽️ Rey Manaj
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) September 14, 2024