Real Madridi mbrëmë (e diel) ka gjetur fitoren në takimin ndaj Real Betisit që u zhvillua në ‘Santiago Bernabeu’ duke fituar me rezultat të pastër 2-0.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ylli i ‘Los Blancos’ në këtë takim ishte Kylian Mbappe i cili për herë të parë tundi rrjetën në kampionat, madje këtë e bëri dy herë.

Që prej se ai u transferua tek Real Madridi, pati zëra se raportet e tij me brazilianin Vinicius nuk ishin të mira, ku aludohej se ky i fundit e injoronte francezin në fushë.

Megjithatë, e vërteta nuk qëndron aspak kështu, pasi pas përfundimit të takimit, Mbappe i ka siguruar personalisht tifozët e Real Madridit se nuk ka aspak hatërmbetje në raportin e tij me Vinicius.

“Të flasim për mua dhe Vinin? Është në rregull, ne jemi të famshëm, e kuptojmë se njerëzit flasin”, ka thënë fillimisht Mbappe.

“Trajneri tha se të dy i ekzekutojmë penalltitë? Nuk dua t’i sforcojë gjërat, ky nuk është mentaliteti im”, u shpreh francezi.

Në mesjavë Real Madridi u ndal në udhëtim tek Las Palmas me rezultat 1-1, ku ‘Los Blancos’ golin në atë takim e gjetën pikërisht nga pika e bardhë.

Ishte Vinicius ai i cili u tregua i saktë për të barazuar shifrat, megjithëse shumë persona kishin menduar se ai duhej t’ia dhuronte atë Mbappes për t’i ngritur moralin.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com