Osmani kujton Nënë Terezen në përvjetorin e 27-të të vdekjes

Janë bërë 27 vjet nga vdekja e nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Nëna Tereze.

E në Ditën Botërore të Humanizmit, atë e ka kujtuar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ajo citoi një thënie të Shën Terezes: “Me gjak unë jam shqiptare. Me shtetësi jam indiane. Me besim unë jam një murgeshë katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës…”.

Osmani tha se ” jemi krenar që botës i dhamë nënën më të madhe që njohu njerëzimi, Gonxhe Bojaxhiun, të Shenjtën Terezë”.

“Përkushtimi i Nënë Terezës për më të varfrit, besimi i saj i palëkundur dhe dashuria për njerëzit, pavarësisht nga prejardhja e tyre, duhet të jenë udhërrëfyes për një botë më humane”, tha e para e vendit transmeton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume