Jo vetëm si lojtar i mirë në klube elitare si Renova, por tashmë edhe në zanatin e trenerit, Burim Sadiki po bën një punë fantastike me Besën e Dobërdollit informon Tetovasot.

Tre pikë të reja ose më saktë katër në dy ndeshje të vështira të fundit , po shpërfaqin potencialin e madh si trener në një konkurrencë të fortë jo vetëm në luftën për kampion por edhe për pozita tjera në tabelë në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.
Besa nën drejtimin e Sadikit nuk njeh humbje.Javën e parë ata barazuan në transfertën e vështirë në Shkup me golin e debutuesit më të ri Hisar Ali ndërsa sot me një fitore tjetër kundër Voska Sport ,po ngjitet lartë më tabelë.

Besa një skuadër që po ngrihet çdo vit, këtë sezon ata për herë të parë shkruan historinë ,duke u bërë pjesë e elitës së futbollit.Ata janë një skuadër që kanë një organizim perfekt dhe potencial të madh ndërsa po i japin një imazh shumë të mirë Ligës me cilësinë.por edhe korrektësinë si klub dhe atyre që e drejtojnë këtë skuadër.TS