Mickoski pas takimit me IRI: Së bashku me sektorin joqeveritar do të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit

Më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen time të madhe për Institutin Republikan Ndërkombëtar që e lehtëson këtë proces.
Edhe një herë, të shpreh kënaqësinë e Qeverisë që mund të marrë pjesë dhe të bisedojë me sektorin joqeveritar, sepse lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë vendimtare, pa e fituar atë luftë nuk mund të kemi një shtet të zhvilluar, nuk mund të kemi kushte më të mira dhe standard më të mirë për qytetarët.
Dhe ne si Qeveri synojmë të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ofruar kushte më të mira për jetesë, por edhe standard më të mirë për qytetarët tanë, sepse këtë presin qytetarët nga ne dhe për këtë kanë votuar qytetarët disa muaj në të dyja zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Së bashku me sektorin joqeveritar, bashkë me Institutin Republikan Ndërkombëtar, jam i bindur se do të bëjmë shumë.“/TS/