Faleminderime kryetarit për ftesën për të qenë pjesë e hapjes zyrtare të këtij kompleksi shumë të bukur sportiv këtu në Komunën e Butelit. Më lejoni të theksoj se Komuna e Butelit është mjaft aktive sa i përket investimeve kapitale dhe në këtë drejtim, siç tha kryetari i komunës, gjatë ditës së djeshme Komuna e Butelit së bashku me 65 komuna të tjera kanë dorëzuar mbi 215 projekte, të cilat janë pjesë e asaj iniciative për shpërndarjen e mjeteve nga buxheti qendror në komuna për zgjidhjen e nevojave reale të qytetarëve.
Më shumë se qindra mijëra bashkëqytetarë tanë do të kenë zgjidhur problemet reale që janë shtresuar gjatë dekadave të kaluara.
Njëkohësisht, dua të shpreh mirënjohjen time edhe për deputeten që vjen nga këtu në Komunën e Butelit, për Ministrin e Sportit, për administratën, për këshillin, për qytetarët e Komunës së Butelit, të cilët tërë kohën mbështesin realizimin e këtyre investimeve kapitale.
Jam i bindur se realizimi i këtyre investimeve kapitale do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe në vitin e ardhshëm, në vitin 2025. Keni dëgjuar se është në fillim realizimi i një investimi të madh dhe kapital në sektorin e shëndetësisë, gjegjësisht në sektorin e kujdesit për shëndetin e qytetarëve, ajo është poliklinika këtu në Komunën e Butelit.
Ne si Qeveri do t’i mbështesim të gjitha këto dhe mendoj se me realizimin e të gjitha këtyre projekteve do të zgjidhen shumë probleme të qytetarëve të Butelit dhe jo vetëm të qytetarëve të Butelit, por edhe në mbarë Maqedoninë, e qytetarëve që janë përballur me sfida të tilla dekadave të fundit.
Edhe një herë e përgëzoj kryetarin e komunës, të gjithë ata që marrin pjesë në realizimin e projekteve të tilla dhe uroj shumë projekte të tjera të tilla në mbarë vendin sepse këtë e presin qytetarët, dhe këto janë projekte, zhvillim dhe përmirësim të cilësisë së jetës.