“Shikoni, çmimi që paguajmë për këtë gjysmë miliardi është diku, dje thashë në një konferencë për shtyp është 0.1 për qind. Por ajo është 0.04 për qind, pra për shërbimet e avokatisë etj. Një proces që është standard për këtë lloj kredie. Kam bërë një analizë se sa provizion ka paguar qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në periudhën kur ka marrë hua përmes emetimit të obligacioneve shtetërore në tregun ndërkombëtar. Dhe ai provizion që ata paguanin lëviz nga 12 deri në 20 herë më shumë se sa paguajmë ne tani si shërbime avokatie për këto 500 milionë. Do të përsëris nga 12 deri në 20 herë”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për temën që u hap për provizionin që do të merret për paratë hungareze dhe nëse është një shumë e lartë.

Qeveria ka për detyrë të ruajë dinjitetin e institucionit dhe të sigurojë fonde për zhvillim për kompanitë dhe komunat, pavarësisht supozimeve, siç vlerësoi Kryeministri, nga opozita do të pasonin pengesa në punën e Komisionit për financim dhe buxhet në mënyrë jodemokratike. Ai theksoi se sipas informacioneve, sot kryetari i Komisionit nuk do ta vendosë në rendin e ditës të Komisionit.

“Kam marrë informacion se sot kryetarja e Komisionit për financim dhe buxhet nuk do ta vendos këtë pikë në rendin e ditës të Komisionit, gjegjësisht Sanja Lukarevska, ky është qëndrimi i LSDM-së.

Rregullorja e procedurës është e qartë dhe ka një periudhë kur duhet vendosur kjo pikë, nëse nuk vihet, çfarë bëhet etj. Dhe kjo do të bëhet. Opozita, supozoj se e Majta, BDI-ja dhe LSDM-ja do të mundohen edhe ta pengojnë punën e Komisionit në mënyrë jodemokratike. Por detyra jonë është që ta ruajmë dinjitetin e institucionit dhe të sigurojmë fonde për zhvillimin e kompanive dhe komunave. Synimi i vërtetë i opozitës është frika, sepse nëse këto mjete investohen ashtu siç planifikojmë t’i investojmë, ne do të kemi përfitim politik nga e gjithë kjo dhe në atë mënyrë përmes realizimit të projekteve nëpër komuna dhe mbështetjes së biznesit më në fund pas një kohe të gjatë stagnimi dhe regresi, shteti do të fillojë të ecë përpara. Ky është thelbi i vërtetë. Përndryshe, shpenzimet e kësaj kredie janë 12 deri në 20 herë më të ulëta se kreditë që ka marrë Qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së”, tha Kryeministri Mickoski.