AC Milan ka triumfuar në derbin e madh italian ndaj Interit.
Kuqezinjtë triumfuan 1:2 ndaj zikaltërve, në kuadër të javës së pestë në Serie A.
Christian Pulisic kaloi Milanin në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes, me një super depërtim.
Rezultati u barazua nga Dimarco në minutën e 27-të, pas asistit nga Lautaro Martinez.
Derbi më pas ishte i heshtur deri në minutat e fundit.
Ishte Gabbia i cili realizoi në minutën e 89-të të takimit.
Kjo fitore e dërgon Milanin në vendin e shtatë me tetë pikë, aq ssa ka edhe Interi një pozitë më lart.