Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish deputetit të PD-së Gerti Bogdani.

Ndërkohë që ishte në një konferencë për mediat, ai ka marrë edhe lajmin për ndarjen nga jeta të Bogdanit.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë”, tha Berisha.

“Kjo është një humbje e madhe për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Gerti Bogdani ishte nga ata të rinj, pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillime me PD. I shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA”, shtoi kryedemokrati.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume