Ministri për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikollovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së thotë se Shqipëria asnjëherë nuk do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Së pari thash se do t’i bashkojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të marrëveshjes së Bujar Osmanit, dhe ish ministrit të Jashtëm të Shqipërisë. Askush nuk besoi atëherë, madje nga kjo Qeveria dërguan kumtesë se ajo ka qenë fanta shkencë. Ajo fanta shkencë u realizua, dhe mbetëm të bashkuara. Unë deklaroj se Shqipëria kur nuk do të jetë anëtare e BE-së. Jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të qasjes së BE-së”, tha Nikollovski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume