Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, më shumë se 355 mijë fëmijë në Gaza janë vaksinuar kundër poliomioelitit.

Fushata, e fokusuar tani në Gazën jugore, do të vazhdojë gjatë ditëve të ardhshme, për të arritur objektivin e saj prej 640,000 fëmijëve në enklavë, tha agjencia në një postim në X.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka paralajmëruar se ushtria izraelite ka refuzuar të koordinojë hyrjen e ekipeve mjekësore në disa zona të Gazës jugore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume