Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me homologun bullgar, Rumen Radev, në New York, në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se është kënaqësi të takohet me Radev, pasi është një mik i Kosovës.

“Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë”, ka thënë Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume