Arijanet Muric ashtu si Edon Zhegrova është duke përcjell nga telefoni ndeshjen e Kosovës.

Portieri kosovar u përjashtua nga Franco Foda së bashku me Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijën për shkak se thyen rregullat e brendshme të Kombëtares.

Megjithatë dyshja e kanë pranuar dënimin dhe tani janë në mbështetje të Kombëtares.

Pas Zhegrovës, edhe Aro Muric ka publikuar foto duke shikuar Kosovën përmes telefonit.