Ekipi i fushatës së Donald Trumpit ka publikuar një deklaratë personale nga ish-presidenti pas incidentit të ndodhur më herët sot.
“Pati të shtëna me armë afër meje, por para se thashethemet të fillojnë të përhapen jashtë kontrollit, doja që të dëgjoni këtë: jam i sigurt dhe mirë!”, ka deklaruar Trump, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Deklarata e Trumpit vazhdon duke thënë:
“Nuk ka asgjë që do të më ndalë. Kurrë nuk do të dorëzohem! Do të ju dua gjithmonë për mbështetje.”