Kryediplomati turk Hakan Fidan, nën shoqërimin e kryetarit të BIK’ut, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizituan sot gjatë ditës edhe punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër punimet e kryera deri më tani.

BIK’u përmes një njoftimi në Facebook ka shpërndarë fotografi nga kjo vizitë, ku edhe bëri të ditur se Xhamia Qendrore në Prishtinë është duke u financuar nga fondacioni i DIJANET-it të Turqisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume