Nga Skënder Sadri KAPITI
Politika është e pabesë dhe punon për interesa personale, dhe nëse atë nuk e vëzhgon pandërprerë demokracia dhe patriotizmi, dhe nëse nuk vepron ligji demokratik paanshmërisht, jokorruptivisht dhe jopolitikisht atëhere politika dhe sidomos pushteti bëhen kërcënim.Politikës,sidomos pushtetit mënjëherë sapo realiteti t’ia zbulojë asaj mashtrimet, zullumet, krimet,tradhtinë dhe korrupsionin, asaj politike i duhet bëri gjykimi, i duhet kundërvënë fuqishëm duke e demaskuar mediatikisht e publikisht si dhe menjëherë demokracia duhet që ta ndëshkojë e ta largojë atë nga pushteti.Kështu vepron një komb dhe një shoqëri demokratike, patriotike, e mëncur, me moral dhe e pakorruptuar.
Këtë duhet ta ketë mirë parasysh edhe Albin Kurti,kryeministri i sotëm i Kosovës i cil duhet “të ruhet” nga mosmirënjohja, vetë-autokracia dhe arroganca, nga mosmbajtja e premtimeve, nga imponimi dhe përjashtimi i mendimit ndryshe dhe “të ruhet”nga servilizmi e paftësia e qeverisë dhe e administratës që rrësqasin në korrupsion, gjëra të cilat edhe po duken.
E gjithë politika shqiptare duhet pastruar,por së pari duhet pastruar opozita politike shqiptare si ajo në Shqipëri (ashtu edhe ajo në Kosovë) në mënyrë që ajo të fitojë besimin dhe të ngjallë shpresë publike për ndryshimin, për ndarjen nga tranzicioni dhe për cmontimin e sistemit kriminal të korrupsionit.
Opozita shqiptare duhet pastruar.
E vjetra politike e Partisë Demokratike është vetëkonsumuar aq shume sa që nuk prodhon më jo vetëm as alternativë por as gënjeshtra dhe as fantaalibira shfajësimi për armiq të brendshëm e ndërkombëtarë.Partia Socialiste bën fushatë për zgjedhjet e vitit 2025,kurse Partia Demokratike ka hallin e Berishës. Partia Demokratike, prej vetëm meritës së saj,PD sot është problemi kur në fakt kryeproblemi në Shqipëri është korrupsioni, droga dhe hajdutëria e pushtetit.Mirëpo PD mjerisht politikisht është politikë problematike brënda vetes së saj dhe si opozitë pothuajse eshte mosekzistente sepse ajo politikisht keqfunksionon dhe po funksionon së prapthi kundër demokracisë, kundër Vetting-ut dhe kundër SHBA-ve. E vërteta në Partinë Demokratike as nuk ka pasur dhe as nuk ka vënd në të.Në derexhenë ku ajo ka rënë asnjë funksionar i lartë i saj, asnjë ishdeputet dhe as deputet nuk e ka më as meritën, as kapacitetin dhe as besimin se mund ta organizojë e drejtojë Partinë Demokratike, sepse aq shumë e ka gërryer PD-në korrupsioni, servilizmi, josinqeririteti dhe amoraliteti politik.Pothuajse publikisht pothuajse të gjithë këta që sot duken e vërtiten si deputetë e funksionarë në Partinë Demokratike dhe në të gjithë grupacionet amorfe të saj janë të konsumuar politikisht dhe nuk kanë besim jo vetëm te publiku por edhe te antarësia e vetë PD-së. Duhet një Vetting radikal i opozitarizmit të coptuar ku së pari do të duhej që Partia Demokratike të pastrohej prej tyre, të pastrohej prej deputetve dhe ishshtetarëve të PD-së, sepse ishspiunët dhe ishkomunistët që e kapën për 30 vite PD-në tashmë janë plakur dhe kanë dalë në pension.
Dhe Berisha kërkon mbështetje nga Rama për të qenë kryetar i opozitës me qëllim që në këmbin ai t’i shërbejë vazhdimit të qëndrimit në pushtet të Edi Ramës.
Kjo është esencialja e gjëndjes politike sot në Shqipëri, ku sundon ligji i korrupsioniit dhe i mosndëshkimit të korrupsionit politik të lartë shtetëror.Publiku e din shumë mirë këtë realitet, por ai nuk ka as mundësinë por madje as edhe dëshirën për ta ndëshkuar politikën e vjetër, sepse korrupsioni politik është shtrirë gjërë e gjatë dhe është bërë kapilar e gjithpërfshirës.
Korrupsioni e ka paralizuar demokracinë, sepse korrupsioni e ka kapur atë dhe të gjithë sistemin.Paralizimi i demokracisë vjen atëhere kur asfiksohet,kapet dhe kur korruptohet jo vetëm qeveria por sidomos kur blihet e korruptohet opozita nga pushteti.Kjo i jep mundësinë që qeveria të fitojë gjithmonë zgjedhjet.
Opozita në Shqipëri në vënd që të akumulojë pakënaqësinë popullore dhe të organizohet e forcohet si një alternativë bindëse për të marrë pushtetin , opozita, pra Partia Demokratike është ndarë në 5-6 grupe dhe brenda tyre në disa nëngrupe ku njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit.Duket sikur të gjitha grupet e kanë hallin e Berishës, por në fakt ata e kanë hallin e vet, të asaj të sigurimit edhe të një mandati deputeti, ku “besnikëria” dhe servilizmi ndaj Berishës konsiston vetëm në sigurimin e një vëndi të sigurtë në listën për deputet.Partia Demokratrike duhet t’i nënshtrohet një Vetting-u politik, dhe në pamundësi të kësaj do ishte mirë që të shpërndahej për t’i lënë mundësinë krijimit të një alternative reale opozitare.