Presidenti izraelit, Isaac Herzog do të vizitojë Shqipërinë më 11 shtator. Pos Shqipërisë, ai do të shkojë edhe në Serbi.

Një zyrtar i lartë i Izraelit tha për The Times of Israel se, gjatë udhëtimit, i cili do të zgjasë vetëm një ditë, Herzog pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa, në Serbi, Herzog do ta takojë homologun e tij Aleksandar Vuçiq.