Presidenti ukrainas, Vladimir Putin ka folur në lidhje me çështjen e pushtimit të Ukrainës në rajonin rus të Kurskut, duke thënë se ai ishte projektuar për të penguar përparimin e Moskës në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, por sipas tij, ka dështuar.
Ai është shprehur se qëllimi i Ukrainës ishte që t’i shqetësonte, por siç u shpreh ai, një gjë e tillë nuk ka funksionuar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Qëllimi i armikut ishte të na shqetësonte dhe të transferonte trupat nga një sektor në tjetrin dhe të ndalonte ofensivën tonë në zonat kyçe, kryesisht në Donbas”.
“Por, a funksionoi? Jo”, është shprehur tutje Putini.