Qeveria miratoi informacionin për prishjen e Marrëveshjes midis HEJ DOOEL Shkup dhe Lotarisë së Maqedonisë së Veriut.
Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi informacionin për prishjen e Marrëveshjes për dhënien me qira të hapësirës administrative-afariste të lidhur midis HEJ DOOEL Shkup dhe Shoqatës Aksionare për organizimin e lojërave të fatit, Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kjo marrëveshje, e cila u arrit gjatë Qeverisë së kaluar, shkaktoi polemika të forta dhe shuma të larta jorealiste me çrast u përmendën edhe interesa të caktuara fitimprurëse. Kontrata është me vlerë prej 2.26 milion euro në periudhë prej disa viteve.