Qyteti i Shkupit në një kumtesë për media thotë se transporti publik urban sot në mëngjes është duke funksionuar normalisht, përkundër të siç thonë, përpjekjeve dhe presioneve politike të OBRM-PDUKM-së për të shkaktuar vështirësi të reja për qytetarët e qytetit të Shkupit.

“Fatkeqësisht, një pjesë e mediave ranë pas narrativës së partisë në pushtet, duke shkaktuar ndjenjën e pasigurisë tek banorët e Shkupit. Aktualisht transporti publik urban shërbehet nga të gjithë autobusët e NTP-së si dhe autobusët e transportuesve privatë ndaj të cilëve qyteti i Shkupit dhe NTP nuk kanë ndonjë obligim të papaguar.
“Qyteti i Shkupit të gjithë nxënësve u uron një vit shkollor të suksesshëm dhe pa shqetësime”, thonë nga Bashkia e Shkupit.
Ndryshe, sot në mëngjes pati informacione se disa transportues privatë nuk do të punojnë, për shkak të borxheve ndaj tyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume