Aktualisht një pacient është i hospitalizuar, por është në gjendje stabile shëndetësore dhe pritet së shpejti të lëshohet në shtëpi.
Thekson se simptomat janë të përgjithshme me ethe, temperaturë dhe molisje. Kjo sëmundje përcillet tek njeriu përmes kafshimit të mushkonjave.
“Deri tani këtë vit janë të detektuar vetëm 5 raste laboratorike. Në Klinikën për sëmundje infektive kanë kaluar të gjithë pacientët që njëri ka mbaruar në formë letale, ku ishte njoftuar dhe opinioni publik kur ndodhi ajo vdekje. Momentalisht kemi një pacient të hospitalizuar, i cili është nga data 17. Është nga një fshat i Maqedonisë lindore dhe pacienti është në gjendje stabile shëndetësore dhe do të lëshohet së shpejti në shtëpi.”.
“Të gjitha dëshmitë shkencore dhe hulumtimet dëshmojnë se Kovidi veç më ka kaluar në formën e sëmundjes së sipërme respiratore, e cila aspak nuk është shqetësuese, por të gjithë kemi një lloj traume nga pandemia Kovid 19 dhe normal që në ditët e sotme çdo shqetësim i tillë, ndoshta dhe sensibiliteti i popullatës është i tillë, saqë kur dëgjojmë për Kovidin normal që alarmi dhe paniku ekziston. Aspak nuk ka hapësirë, edhe pse shifrat rriteshin edhe gjatë sezonit të verës, tash mendoj që është më qetë, por nuk do të thotë që nuk do të rikthehet kur të vijnë muajt e ftohtë të dimrit, që i takon sezonit të gripit dhe të kombinohet me Kovid. Mendoj që pjesa dërmuese që preken kalojnë në formë shumë të lehtë klinike, si një ftohje.”.
Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve, në 15 shtete evropiane, përfshirë edhe Maqedoninë, këtë vit janë konfirmuar 715 persona të infektuar pas kafshimit të mushkonjave, ndërsa 51 pacientë kanë vdekur për shkak të komplikimeve nga infeksioni.
Sëmundja nuk transmetohet nga personi në person dhe periudha e inkubacionit është nga 3 deri në 14 ditë.